Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 20
  1. #11
    Ragnald
    Anëtarësuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Citim Postuar më parë nga Thirrje Islame Lexo Postimin
    Es Selamu Alejkum Ue Rahmetull-llah.

    Allahu të shpërbleft dhe të nderoft Smth_Poetic. Me të vërtet ata Khauarixhët e kanë tepruar në ofendimin e dijetarëve dhe tekfirin ndaj muslimanëve.

    Ka thënë Pejgamberi 'sal-lAllahu alejhi ue sel-lem': Ai që i kundërshton dijetarët nuk është prej nesh.

    Allahu e di më se miri.
    Alejkum selam vella.

    Mishi i dijetareve eshte i helmuar ka thene i derguari i Allahut.

    Problemi qendron se edhe juve vella keni rene ne kete gracken e shejtanit . gracken e hexhrit apo bojkotimit qe po i beni hoxhallareve shqiptar te cilet vella Aldi i ka permendur me siper.
    Te mendosh se ne cfare gjendje eshte Islami ne Shqiperi dhe te meresh me bojkotimin e atyre pak Hoxhallarve qe mbajne davetin mbi shpine , kjo eshte fatkeqesi, biles tragjedi.

    E sa per tekfirat , per ata sja vlen te flasesh fare se ata fizikisht jane ne toke por menderisht dhe ideologjikisht apo metodologjikisht jetojne ne ndonje planet tjeter dhe jo ne toke.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Smth_Poetic : 05-03-2012 më 10:20

  2. #12
    Thirr ne rruge te Zotit! Maska e IslamInfo
    Anëtarësuar
    09-08-2011
    Vendndodhja
    Ne token e Allahut!
    Postime
    1,457
    Shume bukur e thene moderator i ndershem. Padyshim se edhe ata qe e teprojne duke i quajtur thirresat dhe vellezerit qafira edhe ata qe e teprojne duke i quajtur ata bidatxhinj e te devijuar, te dy grupet jane ekstreme dhe asnjera nuk eshte ne mesin qe e kerkon metodologjia e drejte e "Ehlu-Sunetit".

    I kisha lutur te dy grupet qe te ndalojne nga nxitja e urrejtjes dhe percarjes ne kete forum, le te jete qellimi primar i tyre thirrja e njerezve ne fene e Allahut. Ketu nuk eshte vendi per qerrimin e hesapeve tuaja ne mes veti.

  3. #13
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    29-02-2012
    Postime
    73
    Citim Postuar më parë nga IslamInfo Lexo Postimin
    Shume bukur e thene moderator i ndershem. Padyshim se edhe ata qe e teprojne duke i quajtur thirresat dhe vellezerit qafira edhe ata qe e teprojne duke i quajtur ata bidatxhinj e te devijuar, te dy grupet jane ekstreme dhe asnjera nuk eshte ne mesin qe e kerkon metodologjia e drejte e "Ehlu-Sunetit".

    I kisha lutur te dy grupet qe te ndalojne nga nxitja e urrejtjes dhe percarjes ne kete forum, le te jete qellimi primar i tyre thirrja e njerezve ne fene e Allahut. Ketu nuk eshte vendi per qerrimin e hesapeve tuaja ne mes veti.
    meqe moderatori e paska thene bukur dhe ti ke mesuar ne medina(dhe per kete po te pergjigjem ty sepse aldit as qe ja vlen me i dhene pergjigje)un po te trasmetoj nje ndodhi te imam ahmedit.

    ElMerrudhiu, All-llahu e mëshiroftë, transmeton nga Imam Ahmedi, All-llahu e mëshiroftë, se kur ishte Imam Ahmedi i sëmurë, kishte shkuar Jahja ibën Mein për ta vizituar. Ai e përshëndeti me selam, por Imam Ahmedi nuk ia ktheu. Kurse, Jahja ibën Mein, edhe pse ishte imam i madh, kishte rënë në sprovën kur thuhej se Kur’ani është i krijuar, duke e interpretuar ndryshe. E, kush ishte Jahja! Kush ka qenë Jahja ibën Meini!

    Mirëpo, qëllimi i tregimit është ky... qëllimi është kjo që vijon:

    Ai i dha selam Imam Ahmedit, por ky nuk ia ktheu. Imam Ahmedi ishte zotuar që të mos i fliste asnjë njeriu që kishte rënë në fitne; në fitnen kur thuhej se Kur’ani është i krijuar. Jahja ibën Mein, All-llahu e mëshiroftë, ishte një ndër këta, prandaj nuk i dha selam. Atëherë Jahja filloi të arsyetohej. Jahja ibën Mein filloi të arsyetohet para Imam Ahmedit. Filloi të thoshte: O Ebu Abdillah! Rasti i Ammarit... A nuk thotë All-llahu për të: “...përveç atij që është i detyruar me forcë, ndërkohë që zemra e tij është plot besim.”?

    Kurse, Imam Ahmedi nuk ia ktheu, por u shmang me fytyrë prej tij, u drejtua kah muri dhe nuk e shikoi Jahjanë në fytyrë.

    Atëherë, Jahja doli duke thënë: “Ohu! I arsyetohemi dhe nuk e pranon! Kurse, All-llahu thotë: “përveç atij që është i detyruar”. Pastaj u ul te dera. Ku u ul? Te dera e Ahmedit. U ul te dera e shtëpisë dhe priste. Kur doli Ebu Bekr elMerrudhi, All-llahu e mëshiroftë, Jahja i tha: “Ç’tha
    Ahmedi? Tha ndonjë gjë pasi dola?”
    Ai i tha: “Po, tha.”
    I tha: “Ç’tha?”
    Ai tha: “Tha – domethënë Ahmedi ka thënë – “Rasti i Ammarit! Rasti i Ammarit! “...përveç atij që është i detyruar me forcë, ndërkohë që zemra e tij është plot besim.”! – do të thotë ia mohon arsyetimit Jahjasë – Sa i përket rastit të Ammarit, radijAll-llahu anhu, ai tregon: “Kalova pranë tyre – do të thotë pranë mushrikëve – dhe i dëgjova duke të sharë dhe duke të ofenduar ty (Pejgamberin sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem). Atëherë i ndalova dhe i kundërshtova. Ata më rrahën...” Juve ju është thënë se do t’ju rrahin dhe ju u përgjigjët menjëherë. Nuk u rrahët. “Do t’ju rrahim” dhe u përgjigjët menjëherë.”
    Atëherë Jahja ibën Mein, kur e dëgjoi këtë, tha: “Çfarë njeriu madhështor! Urdhëro o Ebu Abdil-lah, se për All-llahun, nuk ka nën qiell njeri që e ka kuptuar Fenë e All-llahut më mirë se ti.”

    Domethënë: Shiko dallimin! Ammarin e rrahën pasi që i kundërshtoi. Prandaj Profeti sal-lAllllahu alejhi ue sel-lem i tha: “Nëse ata e përsërisin, përsërite edhe ti!” [Domethënë thuaji përsëri ato fjalë që i ke thënë]

    Kurse, juve ju kanë thënë “do t’ju rrahim” dhe ju jeni përgjigjur menjëherë. Njeriu që thotë “Do të më dëmtojnë”, e shkon me ta menjëherë, dhe e shet fenë e tij për dunja...

    Shikojeni drejtësinë dhe paanshmërinë e Jahja ibën Meinit! Thotë: “Urdhëro!” Domethënë thuaj ç’të duash. Kur e dëgjoi këtë fjalë të Ahmedit... Thuaj ç’të dëshirosh, se ky është kuptim i drejtë i Fesë (fikh).

    tani un po te pyes ty dhe moderatorin .ne cilin grup bente pjese imami i sunetit i cili refuzoi nje mal me dije si iben meini ,nderkohe qe ky ishte imam ne kohen e tij ,dhe beri ixhtihad me nje hadith te sakte dhe me nja ajet kurani??????

    kur te me japesh xhevap flasim se a i takon apo jo me e bojkotu ahmed kalane bekir halimin apo ata qe permendi aldi.

    dhe mos harro se mbrojta e sunetit tek selefi kishte me shume vlere se xhihadi ,dhe suneti mbrohet nga bidatcit e jo nga qafirat.

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-07-2011
    Postime
    30
    Ehli Suneti çdoherë qëndron mesatar dhe nuk kalon në asnjë lloj esktremiteti.

    E në këtë kohë, shfaqen edhe grupe të reja të cilat kalojnë në ekstremitete të ndryshme, në disa bindje të caktuara, në të cilat gjithashtu Ehli Suneti qëndron mesatar. Sikur:

    -Rebiovcat, të cilët e llogarisin bidatçi çdo person i cili nuk pajtohet me bindjet e tyre, qoftë ai edhe prej dijetarëve të mëdhenj të Ehli Sunetit, e nuk flitet fare për njerëzit që nuk janë të këtij rangu. Derisa pas gjithë kësaj padrejtësie që kanë bërë ndaj njerëzve, ka hyrë fitneja ndërmjet tyre dhe kjo bindje e devijuar është kthyer kundër tyre, saqë kanë filluar tash edhe njëri tjetrin ta llogarisin bidatçi. (Në lidhje me këtë, lexo: Kush janë rebiovcat dhe cilat janë bindjet e tyre?)

    Kundër këtij ekstremiteti, qëndron një ekstremitet tjetër i njerëzve të cilët nuk luajnë me lojën tebdi’it (shpalljes së njerëzve bidatçi), por luajnë me lojën e tekfirit (shpalljen e njerëzve kafir). Sikur:

    -Tekfircat, të cilët e llogarisin kafir çdo person i cili nuk pajtohet me bindjet e tyre, qoftë ai edhe prej dijetarëve të mëdhenj të Ehli Sunetit. E që pas gjithë kësaj padrejtësie, gjithashtu fitneja ka hyrë edhe ndërmjet tyre, saqë edhe këta kanë filluar ta llogarisin kafir edhe njëri tjetrin. (Në lidhje me këtë, lexo: Kush janë tekfircat dhe cilat janë bindjet e tyre?)

    Ndërsa ndërmjet këtyre qëndron Ehli Suneti, i cili nuk kalon në asnjërin ekstremitet, dhe nuk quan bidatçi përveçse atë që e meriton këtë emër, dhe nuk e shpallë kafir përveçse atë që në të vërtetë është i tillë.

    Këto grupe të devijuara kalojnë në ekstremitete të kundërta edhe në çështjen e tekfirit, saqë:

    -Rebiovcat, nuk e llogarisin kafir asnjë person i cili e ka thënë shehadetin edhe nëse ai thotë fjalë apo vepron vepra të kufrit, ngase kufri (sipas tyre) është vetëm me zemër dhe ne nuk mund të dijmë çka ka në zemrën e tij. (E në këtë çështje pajtohen me xhehmitë e devijuar). Dhe i arsyetojnë njerëzit me aryetime për të cilat nuk ekzitojnë argumente të Kur’anit dhe Sunetit, si arsyetimi me hidhërim, me mosedukim të familjes, me injorancë në çdo rast, etj. (Në lidhje me këtë, dëgjo: Kuptimi i kufrit sipas Ehli Sunetit)

    Ndërsa në të kundërtën e tyre qëndrojnë:

    -Tekfircat, të cilët e llogarisin kafir edhe atë që nuk është kufri i tij i qartë, apo është i arsyetuar me argumente të Kur’anit dhe Sunetit. Apo edhe atë që nuk ka lidhje me kufrin fare, porse nuk pajtohet me bindjet e tyre. Si dhe nuk i arsyetojnë njerëzit në asnjë mënyrë, qofshin ata edhe të arsyetuar me argumente të Kur’anit dhe Sunetit. (Në lidhje me këtë, dëgjo: Tekfiri – Kushtet dhe pengesat)

    E që ndërmjet tyre, qëndron Ehli Suneti i cili nuk e shpallë kafir gjithkënd, por edhe nuk e arsyeton çdokënd. Si dhe e arsyeton atë për të cilin Allahu ka caktuar arsyetim, dhe nuk e arsyeton atë me arsye për të cilat nuk ka argumente.

    Dhe ekstremitete tjera të cilat ekzistojnë në mesin e grupeve të devijuara, të cilat nuk mund të përmblidhen brenda një teme kaq të shkurtër. Megjithatë, lusim Allahun (azzevexhel) që të na bëjë mesatar, dhe mos të kalojmë në ekstremitetet e ndryshme të grupeve të devijuara, por të jemi të sinqertë ndaj Tij dhe të pasojmë argumentin çdoherë. Amin

    Omer Bajrami
    21.07.2011
    www.omerbajrami.com

  5. #15
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    29-02-2012
    Postime
    73
    Citim Postuar më parë nga Muslim1431mk Lexo Postimin

    ose ky omer bajrami eshte genjeshtar me i keq se dexhalli,ose me injorant se ty qe ke postu keto fjale.

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Thirrje Islame
    Anëtarësuar
    28-01-2012
    Vendndodhja
    Në tokën e gjërë të Allahut
    Postime
    52
    Citim Postuar më parë nga Smth_Poetic Lexo Postimin
    Alejkum selam vella.

    Mishi i dijetareve eshte i helmuar ka thene i derguari i Allahut.

    Problemi qendron se edhe juve vella keni rene ne kete gracken e shejtanit . gracken e hexhrit apo bojkotimit qe po i beni hoxhallareve shqiptar te cilet vella Aldi i ka permendur me siper.
    Te mendosh se ne cfare gjendje eshte Islami ne Shqiperi dhe te meresh me bojkotimin e atyre pak Hoxhallarve qe mbajne davetin mbi shpine , kjo eshte fatkeqesi, biles tragjedi.

    E sa per tekfirat , per ata sja vlen te flasesh fare se ata fizikisht jane ne toke por menderisht dhe ideologjikisht apo metodologjikisht jetojne ne ndonje planet tjeter dhe jo ne toke.

    IslamInfo:

    Shume bukur e thene moderator i ndershem. Padyshim se edhe ata qe e teprojne duke i quajtur thirresat dhe vellezerit qafira edhe ata qe e teprojne duke i quajtur ata bidatxhinj e te devijuar, te dy grupet jane ekstreme dhe asnjera nuk eshte ne mesin qe e kerkon metodologjia e drejte e "Ehlu-Sunetit".

    I kisha lutur te dy grupet qe te ndalojne nga nxitja e urrejtjes dhe percarjes ne kete forum, le te jete qellimi primar i tyre thirrja e njerezve ne fene e Allahut. Ketu nuk eshte vendi per qerrimin e hesapeve tuaja ne mes veti.
    BASHKIMI NË BESIME TË NDRYSHME
    Autor: Shejkh Salih el-Feuzan (Allahu e ruajt)
    Burimi: Shkëputur nga një ligjëratë e mbajtur në
    “Mesxhid et-Teuhijd” në Ta’if, me titull: “et-Tahdhir minel-Furkati uel-Ikhtilaf”

    Shejkh Salih el-Feuzan (Allahu e ruajt) ka thënë:

    ”Për sa kohë që Akideja është e paqëndrueshme dhe e papastër, Muslimanët nuk mund të bashkohen. Nuk ka mundësi që të bashkohet ai që është në Bidat me atë që është në Sunet, ebedan (KURRË)!

    Është e pamundur që të bashkohet njeriu me Akijde të prishur me një njeri që ka Akijde të saktë, edhe pse ata kanë të njëjtin emër (d.m.th. ata quhen të dy Muslimanë).

    Duhet patjetër që fjala e Muslimanëve të bashkohet në Teuhid, në Akijden e saktë, në Librin e Allahut dhe Sunetin e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).

    Duhet patjetër që Muslimanët të lidhen me njëri-tjetrin, të bashkohen tek ajo (Akideja e saktë) dhe të ndjekin atë që vjen nga kjo (lidhje e bashkim), për sa kohë që kjo nuk kalon në mosbindje ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).

    Prandaj i Dërguari i (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë:

    “Allahu kënaqet me ju për tri gjëra: që ju ta adhuroni Atë (të vetëm) dhe të mos i shoqëroni Atij asgjë; që ju të kapeni të gjithë se bashku tek Litari i Allahut e të mos përçaheni; dhe që ju të jepni këshillë të sinqertë për atë që është në krye të punëve tuaja (udhëheqësi).”

    Kurse ai që thërret për bashkimin e Muslimanëve, megjithëse ata kanë mospajtim në Akijden e tyre, nuk ka dyshim që kjo është e pamundur. Ai që do t’i bashkojë Muslimanët, megjithëse ata janë në besime të papajtueshme, megjithëse ata janë në besime të paqëndryeshme, kjo as që mund të përfytyrohet, njësoj si ai i cili përpiqet të bashkojë ujin me zjarrin - (Kjo është e pamundur)! Ose të bashkojë (sikurse është thënë) zvarranikun me peshkun. Kjo nuk mund të ndodhë kurrë, sepse zvarraniku jeton në tokë, kurse peshku jeton në det...”
    Ndryshuar për herë të fundit nga Thirrje Islame : 06-03-2012 më 08:07
    'Cdo njëri është peng i veprave të veta.' (Tur,21)

  7. #17
    . Maska e alDI
    Anëtarësuar
    27-08-2002
    Vendndodhja
    London
    Postime
    663
    il dandi, si fillim ta gezosh nickun e ri.

    Imagjinoni cfare cmendurije, sjell rastin e Imam Ahmedit ne bojkot dhe don ta praktikoje ne Shqiperi ku as 2% nuk e praktikojne Islamin, kurse ne kohen e Imam Ahmedit ne cdo fshat ka pasur dijetare ndaj dhe dhe ka qene e pa pranueshme qe dikush te bente ndonje bidat.

    Une po bej nje pasqyre te realitetit ne Shqiperi duke u bazuar te kjo teme.

    Antari me nickun Thirrja Islame vine nga xhemati i Albselefeve ose nga ata te qendres Imam Albani qe skane lene Hoxhe ne trojet tona pa bojkotuar.

    Il dande me nickun e ri, qe une e njof shume mire virtualisht prej vitesh ka qene pjese e Albselefeve.
    Mbasi Shejh Rabia e beri Ali el Halebiun bidatci, Albselefet u percane ne grupe.
    Il dande ka shkuar me grupin e Alban Malajt dhe Xhemal Jakupit dhe nga forumi i tyre bejne thirrje per bojkot te Albselefeve sepse ata jane hizbi dhe sepse ata nuk a kane bojkotuar Ali el Halebiun ashtu sic i ka mesuar Shejh Rabia.

    Pra nje lemsh i vertete per nje musliman te thjeshte.

    Nga krahu tjeter kemi grupin e perkthyeses dhe Muslim1431mk me ne Krye Shukri Aliun Omer Bajramin. shume kush e di gjendjen e ketij xhemati dhe une skam qef te shkruaj ketu ne publik.
    Mundohen te fusin dhe Sedullah Bajramin por ai prej kohesh eshte distancuar prej tyre per shkak te tekfirit qe ata bejne.

    Kemi dhe grupin e referit dhe abdurrahmanit edhe pse sja vlen me i permend se ata as 10-15 veta nuk behen ne gjithe trojet Shqiptare.
    Keta thone se krejt bota Islame jane qafira pervec disave qe e kane kuptuar Islamin ashtu sic e kane kuptuar keta, skane asnje dijetare qe i perkrah.

    Deri tani u bene 4 grupe, dhe te 4 keto grupe e quajne njeri tjetrin te humbur, hizbi, bidatci etj etj.

    Nese nuk bi dakort me keta me siper, direkt do te mallkojne.

    Kemi dhe "grupin" e shumices qe jane shumica e Hoxhallareve ne trojet Shqiptare dhe pjesa derrmuese te cilet kane per qellim thirrjen ne Islam te Shqipetareve dhe jane te distancuar nga percarja mes muslimanesh.

    A kane keta Hoxhallare gabime? sigurisht qe kane se qenje njerzore jane, por gabimet e tyre nuk jane ne tewhid dhe keta nuk kane bere thirrje per bojkotim te asnje muslimani.
    Ligjeratat e tyre jane te mbushura plot e perplot me rini sa qe vend ske ku te ulesh.

    Eshte shume e thjeshte te besh dallimin prej ketyre grupeve, po te shofesh ata qe permenda me siper, askush nuk merret me thirrjen e shqiptareve ne Islam por e humbin kohen jo bidati jo filan hoxhe ka then keshtu per filan hoxhe etj etj.

    Po e perserise prap, Falenderimi i takon Allahut qe ato grupet me siper jane teper teper te pa konsiderueshme perkunder xhematit te shumices, keta vetem se mundohen te fusin pengesa por dita dites po deshtojne dhe po percahen mes vete dhe po pakesohen.

    Vertet kurthet e shejtanit jane te dobta thote Allahu.

    p.s sapo e postova, pash qe vellai me nickun Thirrja Islame, kish postuar siper meje duke sjell fetvane e Shejh Feuzanit qe ska bashkim me ata qe kane dallime ne Akide.

    A mund te me thuash vlla se cfare problemesh kane ne akide Enis Rama, Shefqet Krasniqi, Bekir Halimi, Ismail Bardhoshi, Sedullah Bajrami, Ahmed Kalaja....po permend vetem keta se keta i keni quajtur bidatcinj dhe hizbi publikisht.
    Ndryshuar për herë të fundit nga alDI : 06-03-2012 më 08:07
    .

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Thirrje Islame
    Anëtarësuar
    28-01-2012
    Vendndodhja
    Në tokën e gjërë të Allahut
    Postime
    52
    Citim Postuar më parë nga Muslim1431mk Lexo Postimin
    Ehli Suneti çdoherë qëndron mesatar dhe nuk kalon në asnjë lloj esktremiteti.

    E në këtë kohë, shfaqen edhe grupe të reja të cilat kalojnë në ekstremitete të ndryshme, në disa bindje të caktuara, në të cilat gjithashtu Ehli Suneti qëndron mesatar. Sikur:

    -Rebiovcat, të cilët e llogarisin bidatçi çdo person i cili nuk pajtohet me bindjet e tyre, qoftë ai edhe prej dijetarëve të mëdhenj të Ehli Sunetit, e nuk flitet fare për njerëzit që nuk janë të këtij rangu. Derisa pas gjithë kësaj padrejtësie që kanë bërë ndaj njerëzve, ka hyrë fitneja ndërmjet tyre dhe kjo bindje e devijuar është kthyer kundër tyre, saqë kanë filluar tash edhe njëri tjetrin ta llogarisin bidatçi. (Në lidhje me këtë, lexo: Kush janë rebiovcat dhe cilat janë bindjet e tyre?)

    Kundër këtij ekstremiteti, qëndron një ekstremitet tjetër i njerëzve të cilët nuk luajnë me lojën tebdi’it (shpalljes së njerëzve bidatçi), por luajnë me lojën e tekfirit (shpalljen e njerëzve kafir). Sikur:

    -Tekfircat, të cilët e llogarisin kafir çdo person i cili nuk pajtohet me bindjet e tyre, qoftë ai edhe prej dijetarëve të mëdhenj të Ehli Sunetit. E që pas gjithë kësaj padrejtësie, gjithashtu fitneja ka hyrë edhe ndërmjet tyre, saqë edhe këta kanë filluar ta llogarisin kafir edhe njëri tjetrin. (Në lidhje me këtë, lexo: Kush janë tekfircat dhe cilat janë bindjet e tyre?)

    Ndërsa ndërmjet këtyre qëndron Ehli Suneti, i cili nuk kalon në asnjërin ekstremitet, dhe nuk quan bidatçi përveçse atë që e meriton këtë emër, dhe nuk e shpallë kafir përveçse atë që në të vërtetë është i tillë.

    Këto grupe të devijuara kalojnë në ekstremitete të kundërta edhe në çështjen e tekfirit, saqë:

    -Rebiovcat, nuk e llogarisin kafir asnjë person i cili e ka thënë shehadetin edhe nëse ai thotë fjalë apo vepron vepra të kufrit, ngase kufri (sipas tyre) është vetëm me zemër dhe ne nuk mund të dijmë çka ka në zemrën e tij. (E në këtë çështje pajtohen me xhehmitë e devijuar). Dhe i arsyetojnë njerëzit me aryetime për të cilat nuk ekzitojnë argumente të Kur’anit dhe Sunetit, si arsyetimi me hidhërim, me mosedukim të familjes, me injorancë në çdo rast, etj. (Në lidhje me këtë, dëgjo: Kuptimi i kufrit sipas Ehli Sunetit)

    Ndërsa në të kundërtën e tyre qëndrojnë:

    -Tekfircat, të cilët e llogarisin kafir edhe atë që nuk është kufri i tij i qartë, apo është i arsyetuar me argumente të Kur’anit dhe Sunetit. Apo edhe atë që nuk ka lidhje me kufrin fare, porse nuk pajtohet me bindjet e tyre. Si dhe nuk i arsyetojnë njerëzit në asnjë mënyrë, qofshin ata edhe të arsyetuar me argumente të Kur’anit dhe Sunetit. (Në lidhje me këtë, dëgjo: Tekfiri – Kushtet dhe pengesat)

    E që ndërmjet tyre, qëndron Ehli Suneti i cili nuk e shpallë kafir gjithkënd, por edhe nuk e arsyeton çdokënd. Si dhe e arsyeton atë për të cilin Allahu ka caktuar arsyetim, dhe nuk e arsyeton atë me arsye për të cilat nuk ka argumente.

    Dhe ekstremitete tjera të cilat ekzistojnë në mesin e grupeve të devijuara, të cilat nuk mund të përmblidhen brenda një teme kaq të shkurtër. Megjithatë, lusim Allahun (azzevexhel) që të na bëjë mesatar, dhe mos të kalojmë në ekstremitetet e ndryshme të grupeve të devijuara, por të jemi të sinqertë ndaj Tij dhe të pasojmë argumentin çdoherë. Amin

    Omer Bajrami
    21.07.2011
    www.omerbajrami.com
    Përgjigjjen e ke pasur më lartë, jo nga hoxhollarët por nga dijetarët eminent:

    Si duket Hoxha Omer e njeh gjendjen e Shejkh Rabi el-Madkhali (All-llahu e ruajt) më mir se sa dijetarët e lartëpërmendur!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Thirrje Islame : 06-03-2012 më 08:05
    'Cdo njëri është peng i veprave të veta.' (Tur,21)

  9. #19
    Thirr ne rruge te Zotit! Maska e IslamInfo
    Anëtarësuar
    09-08-2011
    Vendndodhja
    Ne token e Allahut!
    Postime
    1,457
    alDi dhe moderator i ndershem: Mos humbni kohe me keta dy grupe qe jane ne ekstreme te kunderta dhe armiq te njeri-tjetrit dhe mos e lejoni qe ky forum te behet RING i tyre, sepse qellimi yne duhet te jete qe njerezit t'i therrasim ne fene e Allahut.

    Sic kane thene shume prej selefit: "Permendja e Allahut eshte sherim per zemren, kurse permendja e njerezve eshte semundje per zemren."

    Keta s'bejn gje tjeter pos permendjes se njerezve, marin fetfat e dijetareve vetem aty ku i konvenon xhematit te tyre dhe i lejn fetfat tjera ku ua terhjekin verejtjen gabimeve te hoxhallareve te preferuar te tyre.

    Keto muhabete jane ne boten arabe ce 20 vite dhe s'kane arritur asgje pos qe e kane ngadalsuar thirrjen selefite duke u marr me pergjigje e kunderpergjigje e ster-hollime te gabimeve... Keta jane si nje lloj i semundjes ngjitese, andaj mos u merni me ta!

  10. #20
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Citim Postuar më parë nga il dandi Lexo Postimin
    ose ky omer bajrami eshte genjeshtar me i keq se dexhalli,ose me injorant se ty qe ke postu keto fjale.
    Esselamun alejkum il dandi,dua të ta bëj me dije se nuk jam në përkrahje të asnjë ane, por dua të them se ai që sjell argumente me Kur'an dhe Sunnet unë i përkrah dhe jam me mendimin e tyre, kurse ata që përdorin fjalët e tyre, apo mendimet e tyre personale ( pa u argumentuar me Kur'an dhe Sunnet ) unë për vehten time jua mbyll derën.

    Edhe ti il dandi, mbasi po mundohesh disi me i mbrojtur ata që kanë mendimin e rabiovcave dhe tek ne, nuk është e pranuar pa argument ajo që ju thoni për të tjerët me fjalë ofenduese, mbasi e dimë mirë se nuk është prej Menhexhit ajo që ju jeni duke e arsyetuar vehten se gjoja jeni në Menhexh të Muhammedit sal-Allahu alejhi ve sel-lem.

    Pra me nji fjalë: Sjellni argumentet dhe mjaft ma me ofendime dhe etiketime të ndryshme ndaj të tjerëve.( pse duhet bojkotuar ata njerëz të bidatit dhe ata që nuk dinë as nji fjalë nga feja? Argument dhe jo të marrim emërtime të ndryshme, mbasi kjo mjafton me argument nga Kur'ani dhe Sunneti dhe nuk kemi nevojë që të përmenden emrat e dijetarëve, duke futur fitne. )

    Krejt janë gabimtarë edhe ata diejtarët e juaj, pra nëse gabon nji dijetar a duhet me punuar në atë gabim?

    Unë për vete them se, Jo!

    Esselamun alejkum.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ramazan_it : 06-03-2012 më 08:37
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •